Prishja e shtëpisë, Lleshaj reagon ashpër ndaj policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas përplasjes së banorëve me policinë dhe përmbarimin për prishjen e një shtëpie në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Duke iu referuar reagimeve të shumta të qytetarëve ndaj policisë së shtetit, Lleshaj thotë se prania e policisë ishte për të mbështetur veprimet përmbarimore. Ndërsa veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë i ka cilësuar si aspak dinjitoze.

Ministri Lleshaj në tëitter: Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.  PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!