TË FUNDIT

Probleme me rënien e flokëve, ja zgjidhja

Rënia e flokëve është prezente si te femrat ashtu edhe meshkujt, edhe pse femrat janë ato të cilat duket se e vuajnë më tepër këtë problem.

Më poshtë do të gjeni tre maska që mund t’i përdorni për të parandaluar rënien e flokëve.

Maskë me mjaltë

Provoni këtë përzierje për flokët tuaj: në një tas të vogël hidhni një vasketë kos dhe një lugë plot me mjaltë. Përziejini dhe përhapeni maskën në flokë. Më pas vendosni një kapuç dushi. Lereni një orë kokën të mbështjellë dhe lajini flokët me shampoo.

Maskë flokësh me maja birre

Forcon dhe ndalon rënien e flokëve: bëhet fjalë për një maskë që realizohet me dy të verdha vezësh, disa pika uthull, një lugë mjaltë dhe 20 gram maja birre.

Hidhini në një tas, përziejini dhe aplikojeni maskën në skalpin e kokës. Mbështilleni kokën me qese dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas lajini flokët me shampo si zakonisht.

Maskë me vezë

Për këtë maskë, duhen dy të verdha vezësh, pak vaj ulliri dhe gjysmë limoni i shtrydhur. Përziejini mirë dhe lëreni këtë maskë të veprojë në skalpin e kokës.

Aplikojeni me anë të një furçe dhe mblidheni kokën me qese transparente. Lëreni të veprojë për gjysmë ore, më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me shampon.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat