fbpx

Profesori që kthen armët në instrumente muzikore: Bëni muzikë dhe jo luftë!

Screenshot_21-8.png

Një kallashnikov që kthehet në një kitarë, një helmetë dhe një granatë që tingëllojnë si saksofon, një violincel i sajuar nga një pjesë mortaje. Të transformosh armët në instrumente paqeje, të ri-shpikësh atë që deri pak vite më parë përdorej për të krijuar kaos dhe vdekje, në muzikë.

Profesori i Skulpturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Novi Sad – Serbi, Nikola Makura, prej muajsh transformon në studion e tij, armë të vjetra të luftërave jugosllave në instrumente muzikorë. Ai i projekton, çmonton dhe i ri-mibledh, i pikturon dhe lidh korda.Të gjitha këto objekte tashmë janë kthyer në një instilacion: Nga zhurma tek tingulli – nga zhurma e armëve tek tingulli i muzikës.

I pyetur se nga i lindi idea, ai u shpreh se dëshironte të përballej me agresivitetin dhe shkatërrimin e shoqërive. Një temë që sipas tij është ende shumë aktuale në Ballkan, ku ai vetë jeton. Ai donte të krijonte vepra që e tregonin këtë ambient, dhe t’u jepte një perspektivë të re pajisjeve ushtarake, një jetë të re.

Nikola thotë se ka zgjedhur pikërisht armët pasi janë simboli i kohës në të cilën është rritur. Dhe se pse akoma sot në Ballkan të gjithë rrethohen nga armët dhe për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë të gjejë material për punën e tij.

Ai tregon se ka shëtitur nëpër të gjithë vendin për të mbledhur armë, dhe se Serbia është plot me mbeturina ushtarake. Në fakt Europol vlerëson se janë deri në 6 milion armë zjarri në qarkullim në rajon, të mbetura nga luftërat e viteve ’90. Madje ai thotë se një pjesë të armëve i janë dhënë nga fqinjë dhe miq ndërsa të tjerat i ka blerë. Disa prej tyre janë shumë të konsumuara gjë që tregon se janë përdorur në luftërat e Ish Jugosllavisë në periudhën 1991 – 2001.

Vitin e ardhshëm Novi Sad do të jetë kryeqyteti europian i kulturës, dhe profesori serb thotë se ka krijuar, violina, violincelë, kitara dhe do të donte të krijonte një orkestër të veçantë. Ai kërkon të blejë një tank për ta kthyer në një objekt muzikor dhe të shëtisë nëpër vend. Qëllimi është që këto instrumente të përfundojnë në duart e muzikantëve të vërtetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303