fbpx

Prokuroria merr gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut

1566659135_kajmaku570x330.jpeg

Prokuroria e Tiranës ka administruar gjurmët e gishtave të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i akuzuar nga opozita si i dënuar në Greqi.

Prokuroria ka administruar edhe dosjen e bërë publike nga Partia Demokratike dhe pritet të nisë verifikimet mbi të shkuarën e Kajmakut.

PD e akuzon Kajmakun se është arrestuar disa vite më parë në Greqi për falsifikim parash dhe është ende person në kërkim. Sipas PD-së, Kajmaku në shtetin fqinj posedonte një tjetër identitet me emrin Jorgo Toto.

Nga denoncimet e Partisë Demokratike nisi edhe verifikimi për një tjetër kryebashkiak të ri, Valdrin Pjetrin e Shkodrës, i cili rezultoi i dënuar në rini në Itali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303