Prokurorja që burgosi kryeministrin e saj takim me Arta Markun

Prokurorja kroate, Tamar Laptosh, e cila njihet si gruaja e hekurt që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader, ka ardhur në Shqipëri dhe do të qëndrojë për një periudhë 2-vjeçare në Tiranë.

Ajo ka zhvilluar sot takimin me parë me Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK, proces i cili u zgjat deri me 21 shkurt pasi ende nuk është plotësuar ky organ i ri i drejtësisë. /real-news.tv/