TË FUNDIT

Propaganda boshe e Erion Veliajt

Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj reklamon “ndryshimin” rrënjësor të hyrjes në kryeqytet nga Kombinati, fotografitë e nxjerrin zbuluar.

Në to nuk duket asgjë më shumë sesa lyerje, korsia e biçikletës që nuk mund të quhet ndryshim, dhe elemente të tjerë shumë të vegjël që më shumë reklamohen e fryhen nga propaganda e kryebashkiakut se sa paraqesin një ndryshim të vërtetë të Tiranes.

Ai flet për Tiranen policentrike, por këtë e bën për shërbimet, teksa kullat i ngjesh të gjitha në qendër.

Përse zoti Veliaj nuk zbaton projektin e Tiranes policentrike edhe për ndërtimet e larta? Përse po e bën Tiranen të pajetueshme në qendër? Përse po zhduk të gjithë identitetin e saj duke e mbuluar me propagandë boshe?

Tirana policentrike duhet të fillojë nga kullat që kryetari i bashkisë i ka fort për zemër në qendër.Punët në Tiranë nuk kane nevojë për reklame boshe sepse çdo kush mund t’i dallojë dhe kuptojë siç mund të dallojë “lulishten” aq shume të pompuar tek busti i Vojo Kushit,  e cila tashmë është e mbytur nga betoni që po ngrihet, në një mini-lulishte diku 70 metra katror.

Kjo është e vërteta. Në fakt në ndryshim nga Edi Rama që në mandatin e tij të parë ndryshoi shumë Tiranën, Veliaj po sforcohet të tregoje se bën të njëjtën gjë, por kështu nuk është.

Nëse Rama mbahet mend nga të gjithë për rikthimin në identitet të Lanës apo Parkut Rinia e shume gjymtyrëve të tjera, Veliaj do të kujtohet për imazhet artificiale që kanë shkaktuar me shumë kaos sesa kane zgjidhur diçka në Tiranë.

Ah po do të kujtohet edhe për korsitë e biçikletave të cilat i përdor vetë kur shkon në mbledhjet e kryesisë në Partinë Socialiste për shkak të kamerave, ndërsa ditët e tjera në derën e bashkisë e pret makina. Kjo është e vërteta, i pëlqen apo jo, kryetarit zhurmëmadh të Tiranës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat