Protesta, 7 të arrestuar. Mes tyre edhe Gazmend Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, dhe 27 persona të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së 28 marsit 2019, para Kuvendit organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Shtatë prej tyre janë arrestuar për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës.

“Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme” informon policia e shtetit.

Te arrestuar-  Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit:

A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;

O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;

L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;

M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;

A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;

Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/