Protesta/Ardi Veliu: Do hetohen dhunuesit!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.

Për mediat ai u shpreh shkurt: S’kam ardhur për prononcime por për të falënderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Policia ka bërë vetëm detyrën. Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria pritet të fillojnë hetimin në lidhje me incidentet në protestën te Kryeministria. Një grup hetimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave. Policia ka fotografuar e filmuar gjithë ngjarjet para Kryeministrisë, ndërkohë që do të mblidhen edhe provat./real-news.tv/