Protesta e 13 prillit, burg për 16 të ndaluar

Nga protesta e opozitës që u zhvillua më 13 prill u ndaluan rreth 40 qytetarë, si pasojë e dhunë që kishin ushtruar gjatë tubimit.

Ndërkohë, ditën e sotme Prokuroria ka dhënë masën e sigurisë për të ndaluarit.

Bëhet me dije se 16 prej të ndaluarve i është dhënë masa ‘arrest me burg’, ndërkohë për 21 të tjerët ‘detyrim paraqitjeje’.

Akuza që rëndojnë mbi 16 të arrestuarit janë: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”./real-news.tv