TË FUNDIT

Protesta e fermerëve, reagon Bashkia e Korçës

Bashkia e Korçës ka reaguar për protestën e tregtarëve korçarë për mbylljen e tregut (pazarit të madh të qytetit).

Në një prononcim për mediat nënkryetari i bashkisë Klejton Kita ka deklaruar se në tregun e shumicës asnjë person nuk mund të tregtojë duke qenë i pajisur vetëm me niptin e fermerit.

‘Nëse fermerët duan të tregtojnë prodhimet e tyre bujqesore, ata duhet të pajisen me licencen e tregtarit ambulant (NIPT) dhe më pas të ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun Markata e Shijes’ deklaroi Kita.

Bashkia e Korçës pretendon se me mbylljen e tregut shmanget konkurrenca e padrejtë që vjen nga tregu i shumicës të fruta-perimeve, por kjo gjë duket se ka sjellë irritimin e tregtarëve.

408150.jpg

408151.jpg

408152.jpg

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat