Nga protesta e djeshme e opozitës përballë Kryeministrisë janë proceduar plot 84 persona, 50 mes tyre janë arrestuar.
Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim zyrtar nga vetë Policia e Shtetit.
Nga dhuna dhe goditjet kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.
Mbi 50 të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”./real-news.tv

