Protesta e opozitës, njoftimi i Policisë Rrugore

Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

Për këtë, Policia Rrugore ka bërë një njoftim për shmangien e trafikut për shkak të punimeve që po zhvillohen në autostradën Tiranë-Durrës.

“Shërbimi i Policisë Rrugore, nisur nga kryerja e punimeve, iu sugjeron drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Jugut, kryesisht drejt Lushnjës, Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe zonave të tjera, për të mos u vonuar mund të zgjedhin si variant alternativ kalim nga Rruga e Elbasanit drejt Tunelit – Elbasan-Peqin Rrogozhinë-Jug”, thuhet në njoftim.

Policia rrugore njofton të njëjtën itinierar edhe për drejtuesit e automjeteve që kthehen në Tiranë nga zonat e sipërpërmendura.

Në autostradë po vazhdojnë punimet nga kontraktori, ndërkohë që ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore.

Së fundmi, shërbimi i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin që të respektohet në maksimum sistemi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal i përkohshëm në këtë segment rrugor, me synim evitimin e bllokimeve dhe të aksidenteve të mundshme./real-news.tv