29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protesta e opozitës përmes fotove e videove ekskluzive

spot_img

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga vetë kryetarja e LSI-së dhe ish-deputetë të kësaj force politike gazi lotsjellës nuk do të jetë më një problem për qytetarët që i janë bashkuar opozitës në protestë.

Që në nisje të protestës së paralajmëruar nga opozita disa demonstrues janë fotografuar me masën më të re kundër gazit të cilësuar si tejet helmues, i përdorur nga ana e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë në fotot e dërguara në redaksinë tonë shihen edhe goma gati për t’u djegur nga ana e protestuesve.

Një ditë më parë ish-deputetja Floida Kërpaçi ndau edhe një video në faqen e saj të ‘Facebook’ , ku zbulonte edhe mënyrën sesi të rinjtë  e LRI-së zgjodhën të luftojnë masën e policisë, e cila rezultoi e dëmshme për protestuesit.

https://www.facebook.com/floidakerpaci/videos/2107089392741767/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat