TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Rama: E njëjtë si 21 janari i 2011-ës

Kryeministri Rama po zhvillon në këto momente një konferencë për media, ku po flet në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.

Ai e ka krahasuar atë më protestën që u zhvillua më 21 janar të vitit 2011.

Më tej, Rama tha se më parë vriteshin qytetarë e njerëz të pafajshëm, duke kujtuar 4 protestues që mbetën të vdekur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

“Krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë  shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillet dhe punon  sot Policia e Shtetit, sepse e shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rëndës dhe që nuk kanë lidhje me asnjë standard dhe asnjë vlerë të funksionimit të një shteti në një rend demokratik. E quaj incident”.

“U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit, u plagosën mbi 40 persona me plumba  vdekjeprurës dhe pastaj u turr edhe trupa e përdorur e FNSH dhe u fut deri tek kulla përballë duke masakruar kush i doli përpara. Mbi 130 persona të dëmtuar nga dhuna. Kemi mbajtur njerëz nëpër shtëpi, sepse ishin të trembur me të drejtë, sepse ishin të trembur që të shkonin në spital. Një person i përfshirë krejt palidhje në një asnjë dhunë, asokohe një pronar mediash ka shkuar jashtë vendit dhe është kuruar për brinj të thyera dhe shpatull të nxjerrë”, tha më tej Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat