Sot u zhvillua protesta e opozitës, e cila zgjati plot 4 orë dhe nuk përfundoi pa incidente.
Gjatë protestës, disa qytetarë kanë sulmuar efektivët e policisë duke hedhur mbi ta sende të forta dhe fishekzjarrë.
Më tej, ata tentuan edhe të çajnë kordonin e policisë, ku shumë protestues mbetën të lënduar.
Ndërkohë, mbi 23 persona janë shoqëruar ditën e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Shumë qytetarë dhe deputetë të opozitës janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, për të ditur se si do vijojë më tej ngjarja./real-news.tv

