Qindra persona janë ndaluar nga policia, gjatë protestave të zhvilluara në Rusi.
Mes të ndaluarve ndodhet dhe lideri i opozitës Alexei Navalny, i cili së bashku me përkrahësit e tij protestuan në mbështetje të një gazetari, duke pretenduar se për të janë ngritur akuza false.
Ndërkohë, policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Ivan Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, që u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij.
Gazetari Golunov u lira të martën pasi autoritetet ruse të drejtësisë i hodhën poshtë akuzat ndaj tij. Vendimi i organeve të drejtësisë erdhi pas reagimeve të shumta në Rusi dhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Ministri i brendshëm rus, Vladimir Kolokotsev, tha se zyrtarët që kanë marrë pjesë në arrestimin e gazetarit do të pushohen nga puna gjatë kohës së zhvillimit të hetimeve.
Përkrahje për gazetarin e akuzuar për shitje droge më parë kanë shfaqur edhe tri gazetat kryesore ruse, të cilat kanë publikuar një shkrim të përbashkët, ku kërkohej lirimi i tij.
Autoritetet ruse njoftuan se më shumë se 200 persona janë arrestuar në protestën që u mbajt në Moskë, ndonëse një grup vëzhgues tha se numri i të arrestuarve ka shkuar në 400./real-news.tv/

