Pak para vizitës së parashikuar të vizitës së kryeministrit Edi Rama, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë nisur protestën. Protestuesit do të bllokojnë edhe urën e Bahçallëkut për të mos lejuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe Malësi të Madhe duke qenë se kryeministri ka disa takime të parashikuara.
Protestuesit ndodhen edhe tek ura e Spatharit në Vau Dejës duke bllokuar të dy anët që lidhen me Shkodrën. Ende nuk dihet nëse kryeministri Rama do të kalojë në këtë qytet për të zhvilluar takimet e parashikuara në axhendën e ngjeshur që ka.

