29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Protesta të reja të opozitës, flet Basha

spot_img

Kryetari i PD, Lulzim Basha është prononcuar për media pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me Kolegjin e Kryetarëve. Basha i është referuar protestave, ku ka theksuar se dita ditës ato do fuqizohen dhe do vazhdojnë derisa të arrihen zgjedhje të lira.

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi I kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, nënvizoi Basha.

Kujtojmë që protesta e fundit e iniciuar nga opozita e bashkuar u zhvillua më 16 mars përpara Kryeministrisë, të cilën Basha e konsideroi si protesta më e madhe që do hyjë në histori./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat