Protestat, Basha mbledh sot kolegjin e kryetarëve

lulzim-basha-3-768x432.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha, pritet që ditën e sotmë të mbledhë kolegjin e kryetarëve. Mësohet se në mbledhje do të diskutohet lidhur me axhendën që do të ndjekë Partia Demokratike në lidhje me vijimin apo jo të protestave.

Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla.

Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog më kryeministrin Edi Rama nëse nuk do të ketë qeveri tranzitore e cila sipas tij do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Prej më shumë se tre muajsh opozita ka vendosur të djegë mandatet, ndërkohë që vendet e tyre po shkojnë drejt plotësimit nga kandidatët e listave që kanë pranuar mandatet.

Deri më tani numri i deputetëve në Kuvend ka shkuar në 109, 30 prej të cilëve opozitarë dhe 79 nga mazhoranca.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303