Është shpallur ‘non-grata’ në Shqipëri, greku Kostas Dhimitropulos, i cili bllokoi rrugët menjëherë pas varrimit të Kostandin Kacifas.
Ai është një prej ekstremistëve grek që protestuan pikërisht në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë.
Kostas Dhimitropulos ka qenë duke shkuar drejt Himarës ditën e sotme, por policia i ka ndaluar hyrjen drejt Shqipërisë.
Ai është ndaluar nga autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës.
Raportohet se po ai po vinte në Shqipëri për të kaluar pushimet së bashku me gruan e tij.


