Protestuesit përleshen keq me policinë

Policët në Hong Kong sulmuan stacionet e mbyllura hekurudhore të dielën, duke hedhur gaz lotsjellës në përpjekje për të larguar protestuesit.

Një video brenda stacionit të Tai Koo tregoi oficerët duke e hedhur gazin helmues në distancë të afërt.

Pamjet në video tregojnë gjithashtu disa policë që rrahin njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.

Në rrethin e gjallë të qendrës Wan Chai, bomba molotov dhe tulla u hodhën ndaj policisë, të cilët u kundërpërgjigjën duke u përleshur me protestuesit.

Një numër njerëzish, përfshirë një polic, u plagosën në përleshje.

Protestuesit kanë filluar të përdorin taktika të reja, duke goditur në disa zona në grupe më të vogla para se të vrapojnë kur mbërrin policia, thotë Stephen McDonell i BBC që është në qytet.

Demonstratat masive dhe trazirat e Hong Kongut nuk tregojnë asnjë shenjë qetësie, pas më shumë se dy muajsh pasi ato u nxitën nga një projekt-ligj i diskutueshëm për ekstradimin.