TË FUNDIT

Provimi i letërsisë/ Prindërit, ministres Shahini: Fëmijët dolën të traumatizuar

Ka pasur probleme sot për maturantët  të cilët kanë zhvilluar provimin e Letërsisë për Maturën Shtetërore.

Pretendimi vjen nga ana e prindërve. Bordi i Prindërve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Tiranë i kanë çuar një ankesë ministres Shahini.

Ata shprehen se provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga MASR.

“Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traumatizuar dhe të zhgënjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë keq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, thanë prindërit.

Po ashtu, prindërit janë shprehur se kërkojnë reagim të shpejtë nga Ministria e Arsimit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat