Shumica e njerëzve kur janë të nervozuar hanë më shumë sesa vaktet normale. Papritmas lind dëshira për të ngrënë ëmbëlsirë, ushqime të thata apo të paketuara.
Por cila është arsyeja?
Ushqimi të qetëson, sepse që fëmijë jemi mësuar ta shohim si një mënyrë rikompensimi dhe ngushëllimi.
Edhe kur rritemi ky mekanizëm përsëritet dhe ja që ushqimi bëhet një ‘ ilaç’ për të dominuar tensionin dhe qetësuar emocionet. Por rreziku është se mund ta ekzagjerojmë me racionet e për pasojë të marrim kg më shumë.
/real-news.tv/

