TË FUNDIT

“Pse i vononi tamponët…”. Plas debati, Bino: Blendi ty të është bërë testimi. Fevziu: Silva mos u merr me mua se i nxjerr të gjitha tani…

Debate të ashpra janë zhvilluar mes Silva Binos dhe Blendi Fevziut në emisionin “Opinion”.

Gjatë debatit Bino i tha Fevziut se është testuar edhe ai, ndërkohë që gazetari ka shtuar se ai i ka bërë testet në privat.

Pjesë nga debati:

Koduzi: Silva mos fol më në ajër, duam ta dimë se pse vonohet tamponi.

Bino: Ata njerëzit aty mos të jene të acaruar kot. Me rritjen e numrit të rasteve, është rritur kërkesa për tamponë, përtej kapaciteteve të ISHP

Fevziu: Sa kërkesa për tamponë keni në një ditë.

Bino: 1500 kërkesa, aq testime bëjmë.

Fevziu: Ku ngec kjo puna e tamponit.

Bino: Testimet bëhen për disa arsye, që janë diagnoz, gjurmim dhe depistim.

Fevziu: Pse vonoheni Bino?

Bino: Nuk do vonohemi më Blendi, se deri tani kemi vepruar me prioritet, personat që kanë pasur shenja, personat që kanë pasur probleme në spitale.

Fevziu: Ne vetë në Klan kemi pasur probleme në stafin teknik, dhe përgjigja ka vonuar tetë ditë

Bino: Dhe ty Blendi të është bërë testimi

Fevziu: Silva mos u merr me mua, se unë i kam bërë në privat, mund ti tregoj të gjitha këtu tani, se mua ma lejon mundësia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat