Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke iu referuar akuzave të opozitës dhe të qeverisë ndaj njëra-tjetrës për tendera korruptiv, ngriti shqetësimin se përse nuk po ndihet SPAK?
“Tendera sekret përditë, SPAK-u nuk ndihet fare. Tendera sekretë dhe kontrata sekretë sikur ky do të blejë armë. Shpenzohen lekë vu. Ku është ky SPAK-u meqë ra fjala?. Kjo është e gjithë historia. Prandaj i duhen masat e jashtëzakonshme që t’i vërë të gjithë në gjumë dhe tu thotë që shiko se po vjen gogoli. Rrini atje se e di unë, se ashtu është një muhabet. Nuk keni të drejta dhe liri, nëse keni nevojë për diçka më thoni, nëse keni nevojë për ndonjë gjë për të ngrënë ju dërgoj Erionin me ndonjë qese dhe kjo është një histori, që po vazhdoi kështu, do të shkojmë drejt kafshës dhe jo njeriut”, tha ai në emisionin “Tempora”.

