Pse sjeni i/e pasur?

S’jeni të pasur mjaftueshëm sepse justifikoheni në vend që të zini mend? Ç’duam të themi me këtë?

Ndiqni këto 3 hapa dhe prisni rezultatet!

1.Mbani shënim se për çfarë shpenzoni

Udhëzuesit financiar gjithmojnë rekomandojnë që njerëzit gjithmonë duhet të shënojnë se ku shkojnë paratë e tyre. Kjo mund të jetë e dhimbshme prandaj njerëzit rezistojnë ta bëjnë. Është e thjeshtë: merrni një fletë të bardhë ose celularin dhe shënoni.

2.Ngrini një fond emergjence

Gjërat e papritura mund të ndodhin prandaj është mirë që të keni një fond emergjence për çdo të papritur. Nëse situata është e dëshpëruar, ju duhet të bëni disa hapa të vegjël:
– Të paktën 1% të pagesës tuaj çdo muaj mund ta depozitoni tek llogaria e kursimeve.
– Mbajeni veçmas kusurin. Duke kursyer të hollat për një kohë të gjatë, ato do të shtohen.

3.Mos merrni borxhe

Përpiquni që për nevojat tuaja të përdorni të ardhurat dhe nëse ato nuk janë të mjaftueshme mund të kërkoni një punë shtesë ose mund të gjeni një mënyrë tjetër për t’i blerë më lirë. Nëse me vetëdijen tuaj do të bini dakord se do të paguani vetëm gjërat për të cilat keni para, jeta juaj do të ndryshojë. Mosmarrja e borxhit është një nga hapat më të rëndësishëm për të ndryshuar jetën financiare.

/real-news.tv/