TË FUNDIT

Pse s’ka raste me koronavirus në Shqipëri? Drejtori i zyrës së OBSH jep përgjigjen e pabesueshme

Është mbledhur pak më parë Task-Forca në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë besim tek institucionet dhe të mos besojnë në “fake news”.

“Të mos shpërndahen lajme të rreme sepse i bëjnë keq vetëm shëndetit tuaj dhe ekonomisë së vendit”, ishte ky një tjetër mesazh i përfaqësuesit të OBSH për median.

Ndërkaq Gonzales ka theksuar se në vendin e tij në Spanjë janë shfaqur disa raste të prekura nga koronavirus, kurse në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast dhe për këtë ka ngritur edhe pyetjen: pse?

Më tej ai u shpreh se mbi koronavirusin çdo ditë po mësohen detaje të reja pasi e gjithë bota po e studion.

“Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët. Ka shumë për të thënë në lidhje me këtë pyetje që ju keni. Para 2 javësh në vendin tim në Spanjë kemi hasur raste me këtë virus.

Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar për këtë. Njerëzit e prekur në vendin tim nuk kishin qenë as në Itali dhe as në Kinë.

Ne ditë pas dite po vijojmë të mësojmë më shumë gjërambi këtë virus, po mbledhim informacione nga të gjitha rastet në të gjitha vendet e prekura. Ne duhet t’i shmangemi keqinformimit apo fake news, duhet të kemi besim te institucionet tona, të mos shpërndahen lajme të rreme sepse i bëjnë keq vetëm shëndetit tuaj dhe ekonomisë së vendit. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare në këtë drejtim.

Do doja të theksoja gjithë bashkëpunimin që kemi me qeverinë shqiptare, po punojmë me ta në 24 orë të javës. Dua ta uroj qeverinë për transparencën dhe ndarjen e informacionit”, tha Gonzales gjatë fjalës së tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat