24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Punimet në autostradë, trafik e kaos në qarkullim

spot_img

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve.

Shoferët dhe qytetarët e ndryshëm, të cilët i duhet të kalojnë në këtë aks rrugor për të shkuar në destinacionet e tyre, janë shprehur të irrituar për radhët e gjata, të cilat po shkaktohen si rezultat i punimeve në këtë arterie rrugore.

Kjo situatë pritet të rëndohet sidomos në orët e pikut ku përdorueshmëria e kësaj rrugë është  shumë e madhe nga drejtuesit e makinave.

Ndërkohë, përsa i përket ditës së nesërme, ku është planifikuar edhe protesta e opozitës, ARRSH-ja nuk ka bërë asnjë njoftim se si do të procedohet me punimet në këtë zonës, pasi pritet që nesër kjo arterie të përdoret nga shumë qytetarë, që duan t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat