TË FUNDIT

Putin premton shkëmbim masiv të të burgosurve me…

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot një shkëmbim masiv të të burgosurve me Kievin në një datë që do të njoftohet në të ardhmen, një masë që mund të përfshijë dhe kineastin ukrainas të burgosur në Rusi, Oleg Sentsov dhe që do të shënojë ulje të tensioneve mes dy vendeve.

Kreu i Kremlinit u shpreh për herë të parë për këtë çështje, ndërkohë që spekulimet janë shtuar që prej disa javësh për përfundimin e një shkëmbimi të të burgosurve, negociuar për një kohë të gjatë mes Kievit dhe Moskës.

“Ne jemi pranë finalizimit të negociatave”, deklaroi presidenti rus gjatë Forumit Ekonomik të Vladivostok, duke shtuar se shkëmbimi do të jetë masiv dhe data do të njoftohet në ditët në vijim.

Mes emrave të përmendur në këtë shkëmbim bën pjesë regjisori, Oleg Sentsov dënuar me 20 vjet burg për terrorizëm dhe gjithashtu 24 marinarë ukrainas të ndaluar në Moskë, pas një incidenti detar në brigjet e Krimesë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat