22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Qëllohet me armë dhe grabitet reperi i famshëm

spot_img

Rapper Rich the Kid është grabitur dhe qëlluar ndërsa ndodhet jashtë një studio regjistrimi në West Hollywood, CA, pasi Usher ka punuar në muzikë në një seancë të veçantë brenda.

Një zëdhënës i Zyrës së Sheriffit të Los Anxhelosit në West Hollywood tha per  PEOPLE se një sulm ndodhi jashtë një studio regjistrimi të martën mbrëma.

Raperi u pa duke folur me policinë pas incidentit dhe TMZ konfirmoi se ishte në shënjestër. Zyra e Sheriffit të Qarkut të Los Anglisë më vonë lëshoi ​​një deklaratë që konfirmonte vjedhjen “ndodhi në bllokun 7200 të Bulevardit Santa Monica, West Hollywood, në afro 3: 13p.m.

Ylli i R&B, Usher që ishte në studio në atë kohë nuk u përfshi në sulm.

Sipas një dëshmitari, një burrë që doli nga studio qëlloi disa herë me armë dhe u largua me makinë.

“Ai kishte armë dhe qëlloi gjashtë herë në rrugë. U ula menjëherë në tokë. Grabitësi qëlloi dhe u largua me makinë, “-tha Ray Leon për ABC 7 Eyewitness News.

Disa orë para sulmit, Rich postoi fotografi të vetes në një Lamborghini ngjyrë vjollce, duke mbajtur një pako me kartëmonedha, me përshkrimin: “Gjithmonë në depozitat e bankës.”

Lajmi u konfirmua nga një oficer në West Hollywood.

“Kur oficerët arritën në vendngjarje gjetën 3 meshkuj me ngjyrë duke sulmuar njerëzit.”

Ndërsa viktimat e grabitjes deklaruan: “Tre meshkuj me ngjyrë u përballën me ne pas një biznesi dhe na kërkuan paratë dhe bizhuteritë. Gjithashtu u sulmuan fizikisht nga të dyshuarit.”

Autoritetet thanë se të sulmuarit nuk pësuan lëndime serioze.

Rich, emri i vërtetë i së cilit është Dimitri Roger, gjithashtu u filmua duke folur me mjekët.

Ai kishte veshur të njëjtën veshje si në foton e publikuar në Instagram dhe nuk dukej i plagosur, raporton BBC.

Një zëdhënës për Rich tha se ai është mirë, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Nuk është hera e parë që reperi bie viktimë e një grabitje të armatosur. Verën e kaluar, ai u plagos ndërsa po pushonte në shtëpi me të dashurën e tij në Los Angeles.

https://www.instagram.com/p/Bty4lKsAiIp/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat