fbpx

Selenicë / Të shtëna me armë zjarri drej një banese

1527065528_policiavlore.jpg

Është qëlluar me 30 plumba në drejtim të banesës së një 26-vjeçari në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës dhe për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Autorë ende të paidentifikuar kanë qëlluar pranë shtëpisë së Xhuljo Marajt.

I riu rezulton person pa precedent penal nga policia e Vlorës.

“Shënjestër e atentatit ishte Xhuljo Mara. Ai rezulton një person pa precedent penal nga Policia e Vlorës. Nga të dhënat paraprake thuhet se është qëlluar pranë shtëpisë së tij. Nuk dihet ende përse është qëlluar në drejtim të tij,”-tha Shefi i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Selenicës.

Ndërs policia raportoi se: “Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë”. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303