fbpx

Komunikata e Skënderbeut: Seanca në KAS më 16 prill

SKENDERBEU-KAS-650x450.jpg

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një qëndrim zyrtar për të sqaruar opinonin publik në lidhje me gjyqin në KAS për përjashtimin me 10 vjet nga UEFA.

Në sqarim zbulohet se seanca dëgjimore në shkallën e fundit të drejtësisë sportive do të mbahet më 16 prill.

“Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i.

Të gjitha ato që fliten së fundi në ambientet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund t’i gjeni vetëm në faqen tonë.

 Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.

Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303