TË FUNDIT

Qeveria amerikane mund të mbyllet sërish

Bisedimet e kongresit të SHBA mbi një marrëveshje sigurie kufitare kanë ngecur, duke rritur shanset për një mbyllje tjetër të qeverisë.

Negociatorët po shpresonin të arrinin një marrëveshje ditën e sotme për t’i dhënë Kongresit kohë për të kaluar legjislacionin deri të premten, kohë kur përfundon marrëveshja e financimit.

Republikanët dhe demokratët mbeten të ndarë rreth çështjes se emigrantëve të paligjshëm dhe fondit për murin në kufi me Meksikën, të premtuar nga Presidentit Trump gjatë fushatës elektorale në vitin 2016.

Mbyllja e mëparshme e qeverisë, që zgjati 35 ditë, ishte më e gjata në historinë amerikane.

Qindra mijëra punëtorë qëndruan në shtëpi ndërsa të tjerët në shërbime thelbësore, si përkujdesja spitalore, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, punuan pa pagesë.

17 negociatorët republikanë dhe demokratë nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë mbajtur bisedime për të arritur një marrëveshje sigurie kufitare që mund të pranohet nga Kongresi./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat