TË FUNDIT

Këto janë qytetet me numrin më të lartë të vdekjeve

Përsa i përket vdekshmërisë në Shqipëri, Gjirokastra, Korça dhe Berati u renditen ndër qarqet me nivelin më të lartë përgjatë vitit 2018, e ndërsa Tirana, Kukësi dhe Durrësi shënuan shifra më të ulëta.

Sipas të dhënave nga INSTAT, (përpunuar nga Monitor) në Gjirokastër numri i jetëve të humbura për 1000 banorë ishte 12.1 më 2018- n, në Korçë ky tregues shënonte 10 për 1000 banorë dhe në Berat 9.2.

Tirana renditet në qarqet ku numri i vdekjeve në raport me popullsinë ishte më i ulëti me vetëm 5.8 jetë të humbura për 1000 banorë, më pas Kukësi me 6.6 dhe Durrësi me 7. 1 vdekje për 1 mijë banorë.

Numri i vdekjeve në 2018- n është 21,804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Dy faktorët kryesorë që shkaktojnë vdekje të shumta janë sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret, të dyja në rritje.

Burimi:Monitor

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat