23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

‘Rai 2’, reportazh për trafikun e drogës, shitblerjen e votës dhe protestat në Shqipëri

spot_img

‘Rai 2’ i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, duke iu referuar pikërisht shitblerjes së votës në zgjedhjet e 2017-ës, trafikut të drogës dhe armëve si dhe protestave të njëpasnjëshme nga ana e opozitës në Shqipëri.

Gazetari i njohur, Leonardo Zelino e ka titulluar reportazhin ‘Shqipëria, rajoni i 21-të i Italisë’ dhe zgjat plot 47 minuta.

Reportazhi nis me trafikun e drogës në vitet 2000, ku në dokumentar thuhet se sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.

Më tej, Zelino ka intervistuar ish-kryeministrin  e vendit, Sali Berishën në lidhje me trafikimin,

“Importi i bananeve është dhjetëfishuar. Brenda kontenierëve të bananeve ose ka banane, ose ka diçka tjetër. Nëse plantacionet në fusha janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë, apo Greqisë”, thotë Berisha.

Gjithashtu, në dokumentar përfshihet rasti i Avdylajve, largimet nga detyra e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt si ministra të Brendshëm si dhe shitblerjes së votës.

Në fund të dokumentarit, Zelino i dedikon edhe disa minuta protestës së opozitës, ku transmeton pamje pikërisht nga thirrjet e qytetarëve: ‘Rama ik’ dhe ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat