TË FUNDIT

Rama: 17 çështje gjyqësore për shpifje, në proces

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Twitter, ka bërë me dije se në 17 çështje gjyqësore për shpifje janë në proces, ku në 10 prej tyre pritet të dalë data e seancës. Më tej, Rama ka shkruar se të gjithë ata që kanë shpifur do dalin përpara Gjykatës dhe do shihet se si do nxjerrin prova.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës. Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim,a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës”, shkruan Rama./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat