TË FUNDIT

Rama e shet për sukses, Frontex i nxjerr dështimin

Kryeministri Edi Rama e shiti  ardhjen e Frontex si një sukses të qeverisë shqiptare. Por, në fakt e vërteta qëndron ndryshe. Ardhja e Frontex nxjerr në pah gjithë dështimin e shtetit shqiptar për të siguruar kufijtë e vendit.

Ky është një rast i paprecedentë, pasi Frontex nuk operon jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe në rastet kur e bën një gjë e tillë, situata është mjaft alarmante.

Për të kuptuar arsyet se pse Frontex ndodhet në Shqipëri mjafton të shohësh se cilat janë objektivat kryesore të prezencës së tyre.

  • Kontroll i kufijve
  • Sekuestrim armësh
  • Sekuestrim droge
  • Luftë krimit ndërkufitar
  • Zbulim i dokumenteve false
  • Bllokim i mallrave kontrabandë
  • Zbulimi i automjeteve të vjedhura
  • Zbulimi i trafikantëve të qenieve njerëzore

Siç duket qartë asnjë nga objektivat nuk kanë të bëjnë me ne por me sigurinë e Bashkimit Evropian.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat