Rama flet për herë të parë për tabelat greke

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me heqjen e tabelave dygjuhëshe në jug të Shqipërisë.

Ai është shprehur se tabelat janë hequr pasi ishin jashtë kritereve teknike, por që ditën e nesërme do të vendosen.

“Tabelat nuk u hoqën sepse kishin lidhje me minoritetin por se ishin jashtë kritereve teknike dhe pa marrë parasysh parametrat e sigurisë, duke shmangur nevojën e një leje që do evitonte këto. Nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do të fillojnë të vendosen dhe deri të premten do jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH mbi bazën e legjislacionit në fuqi”, theksoi kryeministri./real-news.tv