fbpx

Rama flet për negociatat në qershor

3f93f110c7c3c64c9ca12f6ad18cecb0_L.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një proces delikat që cenohet nga zgjedhjet evropiane dhe përdorimin politik të kësaj çështjeje. Pyetjes retorike se “çfarë do të ndodhë në qershor?”, kryeministri Edi Rama përgjigjet duke thënë se “nuk e di”.

Në një takim me diplomatët e huaj në vendin tonë, Rama tha se procesi i integrimit është më i rëndësishëm se vetë anëtarësimi në BE, por sipas tij, si brenda vendit edhe në Evropë, ky proces bëhet pjesë e luftës mes partive politike duke e dëmtuar atë. Rama tha se Shqipëri arriti një vit më parë të kalojë filtrat e Komisionit Evropian dhe të marrë rekomandim pozitiv e pa kushte për çeljen e negociatave me BE.

“Sipas Çurçillit, Evropa nuk duhet të kishte limite sot, në çdo cep të tij ne duhet të ndiheshim se jemi në shtëpinë tonë dhe se jemi gjithashtu qytetarë të denjë të cilitdo vendi. Mirëpo projekti madhështor i etërve themelues të BE-së mori më shumë kohë dhe do të marrë më shumë kohë në tërësinë e vetë përgjatë një procesi të ballafaqimit me faktet. BE është paqja, është prosperitet, ndërsa për ne padyshim që është paqe, mirëqenie, por qysh në krye të herës edhe sot mbetet një proces i patjetërsueshmë dhe i pazëvendësueshëm shtetbërje. Dhe pikërisht për këtë procesi i integrimit ka një rëndësi themelore, dhe për sa kohë ai zhvillohet është më i rëndësishëm se vetë anëtarësimi.

Pesë prioritetet, pesë kapitujt, janë as më shumë e as më pak sesa në kundërthyes që do ishte e pamundur të gjendej, e jo më pas të thyhej. Ky proces nuk është i rëndësishëm në përditshmërinë tonë se na e kërkojnë nga Brukseli, Parisi, por sepse na e kërkon detyra për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri më të mirë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, asnjë mundësi tjetër përveç rrugës jashtëzakonisht të vështirë por të pashmangshme të të gjitha reformave që vijnë si produkt i procesit të integrimit evropian.

Loja politike me procesin e integrimit është lojë me të ardhmen. Përfshirja e procesit të integrimit mes llogoreve politike, është cënim i procesit por edhe dëm që i faturohet të ardhmes. Për fat të keq dhe jo për ngushëllim nuk jemi vetëm më në këtë proces. Nuk jemi vetëm sepse siç luajmë ne së brendshmi, luajnë edhe ata jashtë me ne. Siç përpiqen parti brenda vendit ta vënë këtë proces në funksion të axhendës së tyre politike, po ashtu ndodh edhe me partitë jashtë vendit.

Vjet, Shqipëria mori vlerësimin pozitiv pa kushte nga Komisioni Europian. Kush më mirë dhe ku më mirë sesa në procesin e qëndrimit të të gjitha problemeve, mund ta japë vlerësimin për Shqipërinë sesa KE në këtë rast. Ku në cilin kryeqytet gjendet një zyrë si ajo e KE-së në Tiranë ku njerëzit e fillojnë punën dhe e mbarojnë punën për vlerësimin e kritereve objektive nisur nga të dhënat teknike, është i tëri një proces që kalon përmes filtrit shumë skrupuloz të komisionit. Dhe kur komisioni thotë rekomandojmë hapjen e negociatave të Shqipërisë ka kushte.

Ajo që ka rëndësi për ne është që u hap dera që Shqipëria të fillojë procesin, pra në mënyrë të vazhdueshme delegacione tona shkojnë në Be, ne jemi në proces. Pyetja është çfarë do ndodhë në qershor. Kush e di çfarë do të ndodhë në qershor. Në qershorin e ardhshëm e votuar në unanimitet nga KE, e zeza mbi të bardhë. Dhe kur them kushedi çfarë do të bëhet, them se duhet të presim ditën, duhet të presin të bëhen zgjedhjet evropiane. Aq e drejtë është kjo sa që Komisioni Evropian vendosi ta nxjerrë raportin si asnjëherë tjetër në 25 maj. Që raporti të mos merrej dhe të tundej nga politikanët evropianë. Shqiptarët thjeshtë kanë radhën, siç e kanë pasur bullgarët, rumunët. Por ajo që vlen të sqarohet këtu është që në fund të ditës të bëjmë detyrat tona”, tha ndër të tjera Kryeministri. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303