TË FUNDIT

Rama i frikësuar, 1200 efektivë zbarkojnë me urgjencë në Kryeministri

Pas thirrjes nga ana e opozitës për të organizuar protestën e 10 kombëtare për rrëzimin e qeverisë, policia është angazhuar për të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të ruhet rendi publik.

Opozita ka kërkuar leje nga ora 20:00 deri në orën 00:00, por policia ka miratuar vetëm 2 orë leje për protestë pra nga ora 20:00 deri në orën 22:00.

Nga ana tjetër në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste do të jenë në gatishmëri 1200 efektivë të policisë.

Opozita në këtë protestë të 10 do të marshojë nga Kryeministria drejt Parlamentit. Kujtojmë se kjo është protesta e parë që opozita zhvillon pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por e 10 gjatë aksionit të saj 5 mujor.

Ndërkohë pas kërkesës për protestë nga ana e opozitës në institucionet e Shtetit si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme janë shtuar masat e sigurisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat