Opozita nuk i ndahet protestave për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të djathtët me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë caktuar 21 qershorin për protestën e radhës.
Kjo është data që vjen nga selia e PD-së ku janë mbledhur strukturat më të larta.
Protesta zhvillohet 9 ditë para datës së zgjedhjeve vendore, datë e cila edhe pse është shfuqizuar nga presidenti Meta, për kryeministrin Edi Rama mbetet e vlefshme.
Protesta e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes të 21 qershorit pritet të jetë tejet e tensionuar në mos e dhunshme duke pasur parasysh faktin se kryeministri Edi Rama është pritur në ccdo qytet me protesta, ku qytetarët të ndryshëm, kryesisht militantë të PD-së kërkojnë largimin e tij.

