Rama: Ilir Meta, borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë

rama-meta-770x433.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë për Presidentin e Republikës. Ai tha se Meta është personi më borxhli ndaj Shqipërisë.

Ai thotë se nuk e di çfarë kërkon më shumë Meta që vetëm nxit urrejtje dhe akuzon, ndërsa shton se Ilir Meta është i mërzitur për ndryshimet e Kodit zgjedhor pasi e di që do i humbasë zgjedhjet.

“Kompromiset janë gjithmonë me parimin që të gjithë të mërziten nga pak. Kush është mërzitur më shumë, ai që do humbë zgjedhjet. Më i mërzituri nga të gjithë është Ilir Meta, sepse do i humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore, siç e meriton. Ilir Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë. Shqipëria e ka bërë kryeministër, kryeparlamentar dhe president. Çfarë do më shumë ky nejri që nxit mëri për të përfituar më shumë dhe për të qenë i treti i vërteti. As unë s’jam i kënaqur, por s’jam i mërzitur se e di që do i fitoj zgjedhjet”, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303