fbpx

Rama: Ja kur do lehtësohen masat dhe do shohim dritë në fund të tunelit

Në intervistën që dha mbrëmjen e sotme në “Provokacija”, Kryeministri Rama ka folur edhe për pritshmëritë se kur kjo situatë mund të fillojë të bëhet e lehtë.

Rama tha se nëse shqiptarët do jenë bashkëpunues dhe do vazhdojnë të zbatojnë rregullat, në javën e tretë të prillit do shohin dritë në fund të tunelit.

“Në momentin që kurba tregon rënie të konsoliduar. Jo një ditë apo dy ditë. Por kur është në vazhdimësi për 10 ditë, atëherë ti fillon merrë masa. Unë mendoj se prilli do jetë vendimtar. Nese shqiptarët do jenë kaq bashkëpunues, në javën e tretë të prillit do shohim dritë në fund të tunelit”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë