Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në panairin ‘’Fiera del Levante’’ në qytetin e Pulias.
Ai ka ftuar bizneset italiane të investojnë në vendin tonë.
Ai ka bërë me dije se kushdo që investon në Shqipëri sot në turizëm me 5 yje, mund të kryejë për 10 vjet një aktivitet pa asnjë taksë dhe TVSH 6 %.
“Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa u tmerruar nga taksat dhe burokracia. Gjithë ata që i ëndërronin t’i kishin kur dëgjonin kryeministrin Berlusconi, i kanë tashmë në Shqipëri. Një vend thuajse pa asnjë taksë. Kushdo që investon në Shqipëri sot në turizëm me 5 yje, mund të kryejë për 10 vjet një aktivitet pa asnjë taksë dhe TVSH 6 %. Nga pikëpamja e taksave ne jemi një vend normal, por krahasuar me Italinë, ne jemi një parajsë tokësore”, u shpreh Rama për klimën e biznesit në Shqipëri.

