fbpx

Rama mashtron qytetarët, Këshilltarja ligjore i nxjerr të palarat

ramaaaaaaaaaaaaaaa.jpg

Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Europiane për Lirinë e Shprehjes, ka komentuar padinë që kryeministri Rama do të ngrejë në drejtim të gazetarit të Bild Peter Tiede.

Kusari u shpreh se pavarësisht deklaratave të Ramës, në asnjë prej gjykatave gjermane nuk është depozituar ende padia ndaj Tiede.

Një javë më parë një delegacion i kësaj qendre për lirinë e medias ka qenë në Shqipëri, ku ka pasur dhe një takim me kryeministrin Rama, i cili iu kishrte garantuar se nuk do të ngrinte asnjë padi në drejtim të gazetarëve, ndërkohë që ka ndryshuar mendim menjëherë më pas.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Kusari tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk kishte pranuar as që ti takonte, ndërkohë që e quajti tërësisht skandaloze faktin që gazetarët nuk lejohen në takimet elektorale, dhe gjithccka transmetohet me regjinë e ERTV-SË. E pyetur nga gazetarja Armela Ferko si renditet media në Shqipëri, në raport me vendet e rajonit, Kusari tha se gazetarëve në Shqipëri iu mungon dhe solidariteti minimal mes kolegësh.

“Ende nuk ka një padi ndaj gazetës ‘Bild’, nuk e kuptoj pse duhej të nisej një proces ligjor, kur përgjimet janë konfirmuar nga vetë Kryeministri.

Do donim që Rama të mundësonte hetime të pavaruara, ai duhet të mundësojë më shumë liri për shtypin. Është me rëndësi të dihet se kush paguan për paditë, do të paguajë PS apo do të paguajë qeveria, rrjedhimisht nga taksat e qytetarëve.

Nga vlerësimet del se nuk ka transparence, portalet online duhet të vetë- rregullohen. Ndaj medias përdoret një gjuhë denigruese, media  quhet ‘kazan’ nga Rama dhe e ‘shitur’ nga Basha”, tha Kusari.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303