Rama mbledh Kongresin më 23 mars, fton Fatos Nanon

kongresi-i-PS.jpg

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi mbajtjen e Kongresit të 23 marsit në Pallatin e Kongresit si edhe zgjedhjet lokale.

Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi raporton se në Kongresin e PS, që do mbahet ditën e shtunë rreth orës 10:00 në Pallatin e Kongresit, Rama pritet të publikojë vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën.

Kongresi i Partisë Socialiste do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme dhe do hapet nga Rama.

Më pas do mbajnë fjalën disa ministra dhe kryetarë bashkie.

Kryeministri i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në Kongres edhe Fatos Nanos si edhe gjithë ish-kryeministrave të PS sipas Statutit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303