Kryeministri Edi Rama mbledh deputetet dhe drejtuesit të rajonit të veriut para pushimeve.
Kujtojmë që që qarkun e shkodres tashmë nuk e drejton më Ditmir Bushati, por Valdrin Pjetrin dhe Lezhen Sandër Lleshaj.
Gjatë ditës së djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për analinzën e punës së tyre dhe objektivat e shtatorit.
Në këtë mbledhje e cila ka zgjatur rreth një orë ka munguar Ditmir Bushati.
Burimet nga brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se kryesocialisti Rama me deputet, drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët e rinj të rajonit të veriut kanë diskutuar për zgjedhjet në PS, konstituimi i kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë. Ditmir Bushati e bojkotoi këtë mbledhje duke mos marrë pjesë.

