Rama: Meta-Berisha duan t’më fusin në gijotinë, kokën t’ua servirin popullit…

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar dyshen Berisha-Meta se kanë hartuar një plan mes tyre për ta larguar nga pushteti. Gjatë fjalës në Parlament, Rama foli për atë që ai thotë se është “koka që i duhet ofruar turmës”.

“Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike”,- tha Rama.