Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për Euronews.gr, ku ka folur mbi të gjitha për minoritetin grek dhe vdekjen e Konstantinos Kacifas.
Rama tha se Kacifas ishte i rrezikshëm dhe thekson se politika nuk duhet të ndërhyjë në bashkjetesën ms dy kombeve.
“Unë nuk mendoj. Përkundrazi, besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo agjendat e ndryshme politike janë një. Prandaj nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar së bashku për shumë vite. Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinjë dhe sa “të mallkuar” jemi për të jetuar së bashku dhe ta duam njeri-tjetrin. Kështu që unë nuk mendoj kështu. Nëse politika nuk fut hundët në interesat e vendit dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë “. u shpreh Rama.

