Kryeministri Rama ka deklaruar nga Samiti i Ohrit se më 21 dhjetor do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të ‘Shengenit Ballkanit’
Ai shprehet se i pret liderët e Ballkanit në Durrës.
“Dua të falënderoj Zaevin për këtë mbledhje. Për ne është e shkruar në dokumentin e NoviSadit, nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor, por duam që të bëjmë shengenin. E gjithë pjesa tjetër, përfshirë edhe sa jemi marrë vesh është e shkruar dhe miratuar nga të gjatë vendet në takime të njëpasnjëshme. Kjo është nismë për të shtyrë më tej proces. Është një nismë e brendshme. Nëse ky shqetësim shqetëson dikë apo disa ky nuk është një problem i nismës. U dakordësuam që më 21 dhjetor të bëjmë mbledhjen e radhës në Durrës, dhe do të marrë pjesë në këtë proces një vazhdimësi e kësaj mbledhje. Dua që në Durrës dhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina dhe Kosova të përfshihen me të drejta të plota dhe e barabartë në këtë proces. Nuk do i shmangem Kosovës. Dua të jem i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo nuk të kuptojnë. është momenti për të thënë, se kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë”, theksoi kryeministri Rama.

